“Është e trishtueshme që edhe pas 14 vitesh disa oportunistë kërkojnë të tërheqin vëmendjen e medias ndërkombëtare me polemika që lidhen me Botërorin 1998”. Kështu i përgjigjet Ronaldo në rrjetin social Twitter, deklaratës së mjekut kardiolog me famë botërore Bruno Carù, sipas të cilit futbollistit brazilian ditën e fundit të Botërorit, rrezikoi të vdiste nga diagnoza e gabuar për kolapsin shëndetësor që pësoi Fenomeni.
Barcelona ka regjistruar fitore prej 2-1 përballë Real Sociedadit në takimin e të shtunës mbrëma të zhvilluar në Camp Nou, ndërsa kjo ishte fitorja e parë pas tri barazimeve radhazi në të gjitha garat.
Takimi i zhvilluar të shtunën mbrëma në Coliseum Alfonso Perez ka përfunduar me epërsi minimale në favor të Los Blancos. Mbretërit ishin skuadër më e mirë në gjysmën e parë, në të cilën arritën të shënojnë një herë.
“Nuk duhet të dramatizojmë situatën, nuk jemi kthyer në një skuadër të dobët brenda një jave”. Eshtë ky mesazhi i Masimiliano Allegrit në konferencën për shtyp para ndeshjes me Napolin, ndaj të cilëve tekniku kërkon më shumë ekulibër në fushë, duke hequr dorë nga skema me 3 sulmues.
Gëzim i dyfishtë për Daniele De Rossin. Mesfushori do të rikthehet në fushë ndaj Interit pas dëmtimit që e mbajti gjatë në “bokse”, por lajmi më i mirë vjen për kontratën e tij.