Ministria e Infrastrukturës mund të detyrohet ta përjashtojë nga puna zyrtarin e saj kryesor të prokurimit, Bekim Gojani, bazuar në vendimin fundit që ka marrë të mërkurën “Gjykata e tenderëve”.
Sipas publikimeve të reja të të dhënave të"Eurostatit", papunësia në eurozonë ka shënuar rekord të ri prej 10.4 % për muajin dhjetor. AFP njofton se kjo agjenci po ashtu ka rishqyrtuar edhe të dhënat për muajin nëntor, duke rritur numrin e papunësisë në 10,4 nga 10,3 për qind sa ishte vlerësuar më herët.
Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Kosovës i ka dhënë dritën e gjelbër të hënën, alokimit të buxhetit për RTK-në për vitin 2012, që kap shumën prej 8 milion e 260 mijë euro.
Përpos marrjes aktive me politikë, e cila gjë u siguron paga të majme, ministrat e Qeverisë së Kosovës, deputetët e Kuvendit dhe kryetarët e komunave fitojnë shuma të mëdha parash edhe nga bizneset e tyre private, të cilat shpeshherë janë fitues të tenderëve publikë, raporton Zëri.
Të premten në buxhetin e Republikës së Kosovës është bërë transferi i këstit të parë të ndihmës direkte buxhetore nga Banka Botërore në vlerë prej 24.3milionë euro, ka bërë të ditur Ministria e Financave.